SHBA – FED ul vlerësimin e rritjes për vitin 2021

UASHINGTON, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Pavarësisht normave të interesit të pandryshuara , Banka Qëndrore Amerikane uli parashikimin e saj të rritjes për vitit 2021, ndërsa pret që inflacioni të jetë edhe më i lartë nga sa parashikohej këtë vit, duke vërejtur se varianti Delta po ngadalëson rimëkëmbjen.

Megjithatë, Rezerva Federale (FED) tregoi se mund të jetë “së shpejti” gati për të zvogëluar ndihmën e saj për ekonominë, në një deklaratë për shtyp të lëshuar pas takimit të Komitetit të saj Monetar.

Tani për tani, FED pret që inflacioni të përshpejtohet në 4,2 për qind këtë vit, kundrejt 3,4 për qind të parashikuar në qershor, para se të ngadalësohej në 2,2 për qind në 2022 (+ 0,1 pikë përqindje në krahasim me vlerësimin e tij të mëparshëm) dhe të mbetet i pandryshuar në 2023.

Në të njëjtën kohë, FED uli ndjeshëm vlerësimin e tij të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto të SHBA-së në 2021, në 5,9 për qind nga 7 për qind që ishte në qershor.

Në lidhje me vitin e ardhshëm, përkundrazi, ai ngre vlerësimin e tij për rritjen amerikane, duke e çuar atë në 3,8 për qind (+ 0,3 pikë përqindje).

Në frontin e punësimit, rimëkëmbja është e vështirë.

Shkalla e papunësisë tani vlerësohet në 4,8 për qind (+ 0,3 pikë përqindje) për vitin 2021.

Por ajo pritet të bjerë në 3,8 për qind vitin e ardhshëm dhe të kthehet në nivelin e saj të para pandemisë vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, FED pranon që inflacioni është “i lartë”, por vazhdon të theksojë se “kryesisht reflekton faktorë kalimtarë”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.