iPhone do të zbulojë edhe ankthin dhe depresionin

UASHINGTON, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Në të ardhmen, iPhone mund të zbulojë tek ju edhe ankthin dhe depresionin.

Sipas raporteve të ”Wall Street Journal”, në fakt, ”Apple” po punon me Universitetin e Kalifornisë dhe kompaninë farmaceutike ”Biogen” në një algoritëm të aftë për të përdorur të dhënat e mbledhura nga telefoni për të zbuluar elementë të lidhur me disa kushte të shëndetit mendor.

”Projekti do të ketë emrin e koduar ‘Seabreeze”, sipas WSJ.

Për këtë do të ekzaminohen shprehjet e fytyrës, analiza e të folurit e një përdoruesi, por edhe parametrat e monitoruar tashmë të tillë si ritmi dhe frekuenca e ecjeve, cilësia e gjumit, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja.

Studimi është ende në fillimet e tij dhe për projektin nuk dihet ende se kur do të përfundojë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.