Ballina Bota

COVID-19 – SHBA lehtëson kufizimet e udhëtimit për të huajt

UASHINGTON, 21 shtator /ATSH/ – SHBA planifikon të lehtësojë kufizimet e udhëtimit për të gjithë vizitorët e huaj plotësisht të vaksinuar duke filluar nga nëntori, tha Shtëpia e Bardhë duke lehtësuar kështu një pjesë të ndalimeve që kishin filluar të shkaktonin irritim në Evropë, sipas CNN.

”Rregullat e reja do të kërkojnë që të gjithë shtetasit e huaj që mbërrijnë në SHBA të tregojnë prova se janë vaksinuar plotësisht”, tha koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Jeff Zients.

Ai tha se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në fillim të nëntorit, një afat kohor që do t’u japë agjencive dhe linjave ajrore kohë për t’u përgatitur.

Heqja e kufizimeve të përgjithshme për udhëtimet në Shtetet e Bashkuara nga vende të caktuara do të vijë si një lajm i mirëpritur për mijëra shtetas të huaj me familje në SHBA, të cilët kanë qenë të ndarë për pothuajse gjatë gjithë pandemisë.

Ndalimet e udhëtimit në SHBA u vendosën për herë të parë në ditët e para të pandemisë, kur ish-presidenti Donald Trump kufizoi udhëtimet nga Kina, në janar 2020./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali-Konjufca: Thellim i mëtejshëm i marrëdhënieve politike dhe institucionale
Artikulli tjetërAUSTRALI – Morrison: Asnjë takim me Macron për nëndetëset