Spiropali-Konjufca: Thellim i mëtejshëm i marrëdhënieve politike dhe institucionale

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Shqipëria dhe Kosova janë një komb, vendosur mes dy shtetesh sovrane, të pavarura, me perspektivë evropiane dhe sytë drejt e nga e ardhmja”, tha ajo.
Spiropali dhe Konjufca diskutuan mbi domosdoshmërinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë, për sfidat e përbashkëta.
Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropali siguroi se do të ndjekë me përkushtim të veçantë çdo akt që lidhet me Kosovën në qeveri dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.