Ballina Aktualitet

Rama takon dy shqiptarë në “West Point”: Do sjellin në shërbim të atdheut dijen dhe kulturën ushtarake amerikane

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Akademinë Ushtarake “West Point”, në New York takoi dy të rinj shqiptarë, të cilët studionin në këtë akademi.

Rama teksa publikoi një foto nga takimi tha se të rinjtë shqiptarë të Akademisë “West Point” do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane.

“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. /a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërjashtimi i Berishës, Noka: Basha i vuri shkelmin PD, partia po shkatërrohet
Artikulli tjetërBrenda tetorit hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar