Ballina Flash

Nis vaksinimi antiCOVID në çdo universitet të vendit

TIRANÊ, 19 shtator/ATSH/-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaron se procesi i vaksinimit antiCOVID të pedagogëve dhe studentëve po kryhet edhe në të gjitha universitetet në vend.

Ministrja ka publikuar foto nga procesi i vaksinimit.

“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag”, shprehet Manastirliu.

Ministrja thekson se “me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”.

Afro 730 mijë qytetarë janë sot plotësisht të vaksinuar me dy doza vaksine anticovid, teksa janë kryer 1,647,018 vaksinime në të gjithë vendin.

9

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjekët turq dhe shqiptarë të Spitalit Rajonal Memorial të Fierit, apel qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 20 shtator 2021