Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 shtator 2021

TIRANË, 20 shtator/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira. Gjatë ditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët. Në veriperëndim të vendit, reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave. Ndërsa prej orëve të pasdites, reshjet do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi nga 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/sek.Valëzimi në dete i forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:    

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/30 Shi diell
Kukës 16/26 Shi diell
Lezhë 19/29 Shi diell
Dibër 14/25 Shi diell
Durrës 20/30 Shi diell
Tiranë 20/30 Shi diell
Elbasan 19/30 Shi diell
Berat 18/31 Shi diell
Vlorë 21/30 Shi diell
Korçë 15/28 Shi diell
Gjirokastër 17/31 Shi diell
Sarandë 17/30 Shi diell

   

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis vaksinimi antiCOVID në çdo universitet të vendit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/9/2021