Ballina Bota

VJENË – IAEA rrit parashikimet e prodhimit bërthamor

VJENË, 17 shtator /ATSH-AFP/ – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ngriti sot parashikimet e saj të prodhimit bërthamor për herë të parë që nga katastrofa në Fukushima në 2011, duke parashikuar tani një dyfishim të kapacitetit të instaluar deri në vitin 2050, në skenarin më të mirë.

“Ky këndvështrim i përmirësuar nuk shënon ende një prirje të re, por vjen pasi bota dëshiron të largohet nga karburantet fosile për të luftuar ndryshimet klimatike”, shkroi organi i OKB-së në një deklaratë për shtyp.

Në rastin më të lartë, IAEA pret një kapacitet të prodhimit të energjisë bërthamore prej 792 gigavat në vitin 2050, kundrejt 393 gigavat vitin e kaluar.

“Përfundimet e këtij raporti tregojnë një vetëdije në rritje se energjia bërthamore është absolutisht jetike në përpjekjet tona, për të luftuar ngrohjen globale”, tha Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi.

Mbështetësit e energjisë bërthamore theksojnë se ajo është një burim energjie që lëshon shumë pak dyoksid karboni dhe është e kontrollueshme, domethënë që mund të mobilizohet sipas nevojave, ndryshe nga era ose nga dielli./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikthimi në auditore, Kushi: Vaksinimi antikovid, zgjidhja më e mirë për të gjithë
Artikulli tjetërEksportet e mallrave rritje me mbi 37 %, tejkalojnë edhe periudhën e para krizës