Ballina Aktualitet

Plotësohen vakancat e 7 këshillave bashkiakë

TIRANË 17 shtator /ATSH-I.Vata/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike rishqyrtoi administrativisht denoncimet e organizatës Qendresa Qytetare ndaj Bashkisë Tiranë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, Administratorit të Bibliotekave të Tiranës dhe Zyrës Vendore Arsimore Kukës.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri u shpreh se shpallja e vendimit për denoncimet ndaj Zyrës Vendore Arsimore Kukës dhe Bashkisë Tiranë, Partisë Socialiste të Shqipërisë do të shpallen ditën e martë, në orën 10:00.

Ndërkohë vendosi shtyrjen e seancës për rishqyrtimin e denoncimit tjetër ndaj Bashkisë Tiranë, duke vendosur të thërrasë në dëgjesë Administratorin e Bibliotekave të Tiranës.

Gjithashtu, Komisioneri vendosi plotësimin e vakancave në këshillat bashkiakë:

Këshilli i bashkisë Gjirokastër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Shkëlqim Dalip Guçe.

Këshilli i bashkisë Shkodër, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Diandra Ferit Kraja.

Këshilli i bashkisë Shijak, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Adelina Petrit Elezaj.

Këshilli i bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Kostandina Grigor Doko.

Këshilli i bashkisë Lushnjë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Arsid Argjir Prifti.

Këshilli i bashkisë Tropojë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Sabrie Rexhe Çelaj.

Këshilli i bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Laureta Kastriot Sinanaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAgjencitë ballkanike të Lajmeve diskutojnë për postCovid-19
Artikulli tjetërKOMENT – AUKUS irriton Francën, Kinën dhe Zelandën e Re