Ballina Bota

FOKUS – Merkel: Interes absolut për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE

BEOGRAD, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si absolutisht të nevojshme integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Evropa ka një interes gjeostrategjik absolut në pranimin e këtyre vendeve në BE”, tha politikania konservatore dje në mbrëmje gjatë një vizite në Beograd.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova po përpiqen për anëtarësimin në BE, por ende duhet të bëjnë shumë reforma.

”Rruga është e gjatë”, pranuan Merkel dhe Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp në kryeqytetin serb.

”Kancelarja u takua gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në Beograd”, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane.

Si pjesë e vizitës së saj dyditore në rajon, Merkel shkon sot në Tiranë.

Atje ajo pritet të takojë krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se ishte e bindur se rajoni kishte një rëndësi të madhe në politikën evropiane./ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVdes Charlotte Johnson, nëna e kryeministrit britanik
Artikulli tjetërLista e MONEYVAL, Tabaku: Shqipëria bie me 28 vende, parajsa e pastrimit të parave në Evropë