LONDËR, 14 shtator /ATSH/ – Charlotte Johnson, nëna e kryeministrit britanik, Boris Johnson, vdiq papritur në spitalin ”St Mary’s”, sipas BBC.
Boris Johnson dikur e ka përshkruar nënën e tij, e cila ishte piktore, si “autoriteti suprem” në familje.
Figura të larta nga i gjithë spektri politik, përfshirë udhëheqësin e laburistëve, Keir Starmer, i kanë dërguar ngushëllimet e tyre Johnson.
“Më vjen shumë keq që mësoj për humbjen e kryeministrit. Ngushëllimet e mia atij dhe familjes së tij”, shkruan Starmer.
Johnson Wahl, babai i së cilës ishte president i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut në vitet 1970, u martua me Stanley Johnson në vitin 1963 para se të përfundonte studimet në Universitetin e Oksfordit.
Çifti kishte katër fëmijë – Boris, gazetarja Rachel, ish-ministri Jo dhe ambientalisti Leo.
Ata u divorcuan në 1979.
Si artiste, Johnson Wahl bëri emër si portretiste.
Në 1988, ajo u martua me profesorin amerikan Nicholas Wahl dhe u transferua në Nju Jork, ku filloi të pikturojë peizazhe.
Në moshën 40-vjeçare, ajo u diagnostikua me Parkinson, por vazhdoi të pikturonte./ a.jor.












