Ballina Bota

COVID-19 – Holanda lehtëson kufizimet

HAGË, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Holanda njoftoi sot një lehtësim të kufizimeve të lidhura me pandeminë COVID-19, përfshirë fundin e distancimit shoqëror, si edhe krijimin e një “Pass Covid” për të hyrë në bare, lokale dhe restorante.

“Pasaporta, që do të tregojë prova të vaksinimit, shërimit nga koronavirusi ose një test negativ, do të kërkohet për personat 13 vjeç e lart, nga 25 shtatori”, tha kryeministri Mark Rutte.

Shkalla e infektimeve po bie në Holandë.

“Jam i lumtur të njoftoj sot se, nga 25 shtatori, distanca e detyrueshme shoqërore prej 1,50 metrash do të hiqet”, vazhdoi Rutte në një konferencë shtypi televizive.

Ai, gjithashtu, theksoi se certifikata shëndetësore është “tashmë në përdorim në shumë vende fqinje”.

Qeveria holandeze ka hedhur poshtë kritikat nga kundërshtarët, sipas të cilëve pasaporta është një mënyrë për të zbatuar vaksinimin.

“Jo, përdorimi i pasaportës COVID-19 nuk detyron askënd të vaksinohet”, tha ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge.

Megjithatë, mbajtja e një maskë mbrojtëse mbetet e detyrueshme në transportin publik dhe aeroporte, por jo në trena ose platformat e tramvajit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Draghi: Të bëjmë atë që duhet bërë, edhe nëse nuk është popullore
Artikulli tjetërHartë të re e regjistrimit të pronës, BE do të financojë 5.7 milionë euro