Ballina Bota

ZVICËR – Maas: Më shumë ndihmë humanitare për Afganistani

GJENEVË, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi se Gjermania dëshiron të rrisë më tej ndihmën për personat në nevojë në Afganistan.

“Gjermania tashmë ka rritur ndihmën e saj humanitare për Afganistanin dhe rajonin me 100 milionë euro (118 milion dollarë)”, tha Maas në konferencën e donatorëve të OKB-së, në Gjenevë.

“Ne planifikojmë të sigurojmë edhe 500 milionë euro të tjera për të mbështetur Afganistanin dhe shtetet fqinje të tij”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje pushtetarëve të rinj në Afganistan të garantojnë qasje të sigurt për ndihmën humanitare.

Maas këmbënguli se pritshmëria e qeverisë gjermane është që “njerëzit për të cilët ne mbajmë përgjegjësi do të jenë në gjendje të largohen nga vendi. Talebanët duhet të respektojnë të drejtat themelore të njeriut”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMikpritja shqiptare, ambasadorja Kim: Bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël
Artikulli tjetërCOVID-19 – Italia planifikon dozën përforcuese për personat me sistem imunitar të dobësuar