Ballina Ekonomi

Më shumë gra përfituese nga formimi profesional

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Mbi 100 mijë të rinj dhe të reja kryen studimet në 35 shkollat profesionale të vendit, përgjatë 8 viteve të fundit.

Mundësia për të gjetur një punë për të rinjtë që përfundojnë arsimin profesional është më e madhe, krahasuar me të rinjtë që përfundojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm.

68.3 % është aftësia për punë në raport me ata që mbarojnë shkollën e mesme.

Referuar numrit total të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në kurset e formimit profesional, përqindja e grave që kanë përfituar ka ardhur në rritje vit pas viti.

Nëse në vitin 2017, 36 % e punëkërkuesve të papunë të regjistruar në kurse formimi profesional ishin gra, në vitin 2020 arriti në 55.3 %.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se qeveria do të vijojë të mbështesë aftësimin profesional, për të rritur shanset e punësimit sidomos për gratë.

Përveç shkollave profesionale, ministrja Denaj tha se 10 qendra të formimit profesional janë të shtrira dhe ofrojnë kurset e tyre në të gjithë vendin.

“Vetëm në periudhën janar-gusht të këtij viti 2747 vajza dhe gra kanë ndjekur kurset e formimit profesional”, tha Denaj.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak14 humbje jete dhe 259 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërTransportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë