14 humbje jete dhe 259 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 13 shtator /ATSH/ 14 humbje jete dhe 259 raste të reja pozitive me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës. Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, theksohet në njoftimin e Ministrisë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452. Në total numri i rasteve aktive është 17.000”, bën të ditur Ministria.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.