Ballina Flash

Parashikimi i motit, 12 shtator 2021

TIRANË, 12 shtator/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet sot nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Në zonën e jugut mot parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 10m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:    

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/33 diell re
Kukës 16/29 diell re
Lezhë 18/32 diell re
Dibër 13/27 diell re
Durrës 18/31 diell re
Tiranë 19/33 diell re
Elbasan 17/33 diell re
Berat 15/29 re shi
Vlorë 18/29 re shi
Korçë 13/25 re shi
Gjirokastër 13/27 re shi
Sarandë 16/28 re shi

                                                               

        

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE  12/9/2021
Artikulli tjetërBRUKSEL – Von der Leyen: Sukses në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 dhe planin e rimëkëmbjes