BRUKSEL – Von der Leyen: Sukses në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 dhe planin e rimëkëmbjes

BRUKSEL, 12 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti suksesin e BE-së në planin e vaksinimit dhe rimëkëmbjes.

“Çfarë viti vendimtar! Së bashku, ne kemi arritur shumë: një fushatë të suksesshme vaksinimi, një plan historik rimëkëmbjeje dhe një paketë unike klimatike”, shkroi von der Leyen në Twitter.

“Kjo na inkurajon të mbajmë të njëjtin ritëm, për t’i dhënë fund pandemisë kudo dhe për të mbrojtur planetin tonë”, shtoi ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.