KALIFORNI, 8 shtator /ATSH-ANSA/- Funksioni ‘’Tip Jar’’ i kompanisë Twitter së shpejti mund të integrojë një mundësi pagese me anë të kriptomonedhës, bëri të ditur inxhinieri italian, Alessandro Paluzzi, me ane te nje postimi në Twitter.
Deri më tani, për të përfituar nga shërbimi ishte e nevojshme të mbështeteshit në aplikacionet ‘tradicionale’ të pagesave dhe grumbullimit, siç është PayPal, ndërsa tani do te perfshihen edhe bitcoin dhe kriptomonedhat
Twitter do të përdorë rrjetin US Strike për të gjeneruar fatura përmes platformës Lightning.
Kjo e fundit lejon të bëhen pagesa të shpejta me komisione më të ulëta se ato të transaksioneve me bitcoin.
Deri më sot, vetëm gazetarët, ekspertët dhe organizatat jofitimprurëse mund të kenë qasje në Tip Jar edhe pse Twitter ka konfirmuar një zgjerim për më shumë përdorues në muajt e ardhshëm.
Themeluesi i Twitter Jack Dorsey nuk e fshehu kurrë interesin e tij për kriptovalutat. Twitter gjithashtu pritet të njoftojë së shpejti te rejat mbi privatësinë.
Sipas Bloomberg, prezantimi i një veçorie me të cilin mund të fshihen cicërimat e vjetra pas një intervali të caktuar kohor nga publikimi i tyre: 30, 60, 90 ditë ose një vit po finalizohet. /os/













