TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) vijoi prirjen rritëse në muajin gusht duke qëndruar në nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit.
Banka e Shqipërisë publikoi vrojtimin e Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit, sipas të cilit Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) u rrit me 8 % në muajin gusht, krahasuar me një muaj më parë.
Ndërtmi në vendin tonë është sektor i rëndësishëm në ekonominë e vendit.
Vitin e fundit, këtij sektori iu shtua edhe programi i Rindërtimi pas tërmetit, më i madhi i realizuar ndonjëherë në vendin tonë, përmes së cilit sot janë angazhuar 175 kompani të vogla, të mesme e të mëdha.
Ndërsa procesi i Rindërtimit, angazhoi edhe një numër të lartë të punësuarish, duke shënuar një rritje me 5 % të të punësuarve në sektorin e ndërtimit.
/r.e/























