BRUKSEL, 8 shtator /ATSH-ANSA/- Manfred Weber, president i grupit të EPP në Parlamentin e BE, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për presidencën e Parlamentit Evropian
“Në zgjedhjet e fundit, EPP mbajti bindshëm pozicionin e saj si partia më e madhe politike në Evropë’’, shtoi Weber.
Gjatë negociatave politike që pasuan mes tre grupeve kryesore politike, mandati i Presidentit të Parlamentit u nda midis S&D dhe PPE”, theksoi ai.
“Nderkohe qe në fund të vitit shenohet mesi i mandatit, grupi i PPE tani po fillon procesin e përcaktimit të kandidatit tonë për të marrë rolin e Presidentit nga sesioni plenar i Janarit e tutje,” shtoi ai. /os/























