Ballina Flash

Në FB ndodhin gjashtë herë më shumë ndërveprime për lajmet e rreme

NJU JORK, 7 shtator /ATSH-ANSA/ – Dezinformimi në rrjetin social Facebook merr gjashtë herë më shumë pëlqime, shpërndarje dhe ndërveprime sesa lajmet e verifikuara, sipas një studimi të përbashkët nga Universiteti i Nju Jorkut dhe universiteti francez i ”Grenoble Alpes”.

Studimi shikoi postimet e faqeve në Facebook të më shumë se 2 500 botuesve të lajmeve nga gushti 2020 deri në janar 2021 dhe zbuloi se faqet me prirje të djathtë kanë një prirje shumë më të madhe për të shkëmbyer informacione mashtruese se të tjerat.

“Ky raport kryesisht shikon se si njerëzit ndërveprojnë me përmbajtjen, e cila nuk duhet ngatërruar me atë se sa njerëz e shohin atë në Facebook”, theksoi zëdhënësi i Facebook Joe Osborne.

Sipas Laura Edelson, një prej autorëve të studimit, ”studimi nuk demonstron që algoritmet e Facebook favorizojnë faqe të caktuara ose parti politike, por dezinformat janë përforcuar sepse funksionojnë mirë me përdoruesit që postojnë lajme çorientuese”.

Në praktikë, krijohet një rreth vicioz nga i cili është i vështirë të shpëtosh.

Sipas studimit në mesin e faqeve të ekstremit të djathtë, ato që përhapin lajme të rreme marrin 68% të të gjitha ndërveprimeve të përdoruesve.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Polonia e cilëson “agresion” vendimin e BE-së për sanksione financiare
Artikulli tjetërÇmimet e importit shënuan rritje me 1,7 %