Ballina Flash

FOTOGALERI – “South Outdoor Festival”, kthen Borshin në skenën gjigante të festës

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ “South Outdoor Festival”, e ka kthyer Borshin në jug të vendit, në skenën gjigante të festës.

Lidhur me këtë event të rëndësishëm ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se “për tri ditë radhazi, aktivitete në natyrë e në ujë, për të gjitha grupmoshat, çdo i apasionuar pas sporteve pati mundësinë të gjejë argëtimin dhe rekreacionin”.

Klosi tha se, “South Outdoor”, është shndërruar në një festival turistik, që ngjiti në skenë këngëtarë shqiptarë që dinë të mbajnë peshë të rinjtë e jo vetëm, sikur riktheu në Shqipëri për nostalgjinë e të gjithëve një grup aq të dashur si NANA”.

“GIZ Albania, një partner i pazëvendësueshëm që përpos të tjerave, kontribuon edhe në krijimin e konsolidimin e produkteve turistike si festivalet, duke e shndërruar “South Out Door” në një markë të qëndrueshme turistike”, u shpreh Klosi. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrëfimet e afganëve të strehuar në Shqipëri, Rama: Mes nesh për t’i ikur të shkuarës e ringritur të ardhmen
Artikulli tjetërRoja Bregdetare Amerikane inspektim sigurie në Portet shqiptare, vlerësime pozitive për progresin