Ballina Bota

BRUKSEL – Borrell: Angazhim me kusht me talebanët

BRUKSEL, 3 shtator /ATSH-ANSA/ – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se blloku do të përfshihet në diskutime me talebanët tashmë në pushtet në Afganistan, por në bazë të kushteve.

“Angazhimi ynë me talebanët do të jetë i bazuar në kushte”, shpjegoi Borrel, në fund të një takimi jozyrtar të ministrave evropianë të Mbrojtjes.

“Në lidhje me forcat e dislokimit të shpejtë, do të gënjeja nëse do të thosha se sot kishte një unanimitet të plotë dhe të qartë. Por kjo nuk ka rëndësi, sepse sot ishte veçse një diskutim ndërmjetësues”, vazhdoi ai

Kreu i diplomacisë evropiane shtoi se shpreson që “Busulla Strategjike”, pjesë e së cilës janë forcat e dislokimit të shpejtë, të miratohet më 16 nëntor./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/9/2021
Artikulli tjetërRestaurimi, kisha e Shën e Premtes në Lukovë i rikthehet besimtarëve