Ballina Bota

AFGANISTAN- Zbret avioni i parë në Aeroportin e Kabulit nën kontrollin e talibanëve

KABUL, 2 shtator /ATSH-AA/- Një aeroplan i linjës Qatar Airways solli ekipin teknik në Kabul për të hetuar rihapjen e Aeroportit të Kabulit në Afganistan, i cili gjendet nën kontrollin e talibanëve.

Sipas një deklarate nga një zyrtar anonim i Katarit për AA, një avion i Katarit që mbante ekipin teknik për të diskutuar vazhdimin e operacioneve të aeroportit ka mbërritur në Kabul.

Duke deklaruar se ekipi teknik shkoi në Kabul me kërkesë të palës afgane, zyrtari i Katarit vuri në dukje se negociatat për funksionimin dhe sigurinë e aeroportit po vazhdojnë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka pret homologun danez: Mbështetja e Danimarkës, provë e qartë e progresit të Shqipërisë
Artikulli tjetërPS nuk duhet të merret peng nga rrethe të privilegjuara e figura të konsumuara