Ballina Bota

GJERMANI – Spahn: Vaksinimi kundër COVID-19 garanton rihapjen

BERLIN, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Mënyra më e mirë për të garantuar rihapjen është të vaksinohen sa më shumë banorë, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Mënyra më e mirë për të siguruar rihapjen do të ishte rritja e shkallës së vaksinimit të vendit drejt 80 për qind”, u tha Spahn sipërmarrësve gjatë një ngjarjeje për të ardhmen e industrisë.

“Vetëm atëherë ne mund ta kalojmë vjeshtën dhe dimrin mjaft të sigurt”, vazhdoi ai.

Tani për tani, në Gjermani është vaksinuar plotësisht rreth 60 për qind e banorëve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/8/2021
Artikulli tjetërQendra mesjetare historike e Beratit, së shpejti destinacion i guidave turistike