Ballina Flash

53 shërbime online në e-Albania për transportin rrugor

TIRANË 25 gusht /ATSH-I.Vata/ Shërbimet online në e-Albania për transportin rrugor kanë ndryshuar përgjithnjë jetën e drejtuesve të mjeteve.

Linda Karçanaj, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), informoi se aktualisht janë 53 shërbimet online në e-Albania për transportin rrugor.

“764,425 aplikime online, janar-korrik 2021, vetëm për përdorimin e shërbimeve të transportit rrugor. 184,168 dokumente janë gjeneruar me vulë elektronike. 93,069 aplikime nga drejtues mjetesh që i verifikojnë online pikët e patentës. 177,985 aplikime nga qytetarë dhe biznese për verifikimin dhe pagesën e gjobave të mjetit online”, njofton Karçanaj. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN- Merkel: Gjermania do të rrisë ndihmën për Afganistanin me 500 milionë euro
Artikulli tjetërEksporti i energjisë elektrike u rrit 4.1 herë në 3-mujorin e dytë 2021