Ballina Ekonomi

Eksportet e perimeve shënuan rritje me 5.5%

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare, veçanërisht frutat dhe perimet gjithnjë e më tepër po i drejtohen tregjeve ndërkombëtare.

Gjatë 7 –mujorit të këtij viti eksportet e perimeve shënuan rritje me 5.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se eksporti i perimeve llogaritet 5,833 milionë lekë gjatë periudhës janar-korrik, nga 5,531 milionë lekë që ishte në 2020-ën.

Rritja e eksporteve të këtyre produkteve vjen e gjitha falë investimeve të bëra në sektorin bujqësor, veçanërisht për kultivimin përmes serrave që krijojnë një avantazh për Shqipërinë.

Shqipëria ka rreth 1700 hektarë serra dhe tunele plastike për prodhimin e produkteve bujqësore.

Sektori i bujqësisë është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto, rreth 20 %. Në Shqipëri në vitin 2013 punoheshin afro 125 mijë ha tokë, ndërsa sot punohen 250 mijë ha tokë.

Falë politikave mbështetëse të qeverisë eksportet e produkteve bujqësore janë katërfishuar.

Eksportet bujqësore, në total janë rritur nga rreth 100 milionë dollarë në fund të vitit 2014 në 400 milionë dollarë në fund të vitit 2020, ndërsa parashikohet të shkojnë në mbi 1 miliard në katër vitet e ardhshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Holanda hap universitetet, por jo baret dhe klubet e natës
Artikulli tjetërTURQI – 44 viktima nga përmbytjet