PARIS, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Lionel Messi ka rënë dakord të nënshkruajë për Paris St Germain, sipas raporteve.
Lojtari gjashtë herë i vitit i botës është lojtar i lirë pasi Barcelona njoftoi se nuk ishte në gjendje të përmbushte kushtet e një kontrateje të re për shkak të vështirësive financiare.
34-vjeçari i dha lamtumirën emocionale klubit katalanas në një konferencë shtypi në fundjavë.
PSG u lidh menjëherë me argjentinasin dhe raportet thonë se Messi ka rënë dakord për kushtet për një marrëveshje dyvjeçare me klubin francez./ a.jor.













