Ballina Ekonomi

Eksportet bujqësore, 26,450 milionë lekë

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare, veçanërisht frutat dhe perimet gjithnjë e më tepër po i drejtohen tregjeve ndërkombëtare.

Gjatë 7 muajve të pare të këtij viti eksportet e produkteve bujqësore shënuan rritje me më shumë se 18 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Milva Ekonomi deklaroi sot se eksportet e produkteve bujqësore llogariten 26,450 milionë lekë. Sipas saj, në të njëjtën periudhë të vitit 2020 eksportet e produkteve bujqësore ishin 22,422 milionë lekë.

Rritja e eksporteve të këtyre produkteve vjen e gjitha falë investimeve të bëra në sektorin bujqësor, veçanërisht për kultivimin përmes serrave që krijojnë një avantazh për Shqipërinë.

Shqipëria ka rreth 1700 hektarë serra dhe tunele plastike për prodhimin e produkteve bujqësore.

Sektori i bujqësisë është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto, rreth 20 %. Në Shqipëri në vitin 2013 punoheshin afro 125 mijë ha tokë, ndërsa sot punohen 250 mijë ha tokë.

Falë politikave mbështetëse të qeverisë eksportet e produkteve bujqësore janë katërfishuar.

Eksportet bujqësore, në total janë rritur nga rreth 100 milionë dollarë në fund të vitit 2014 në 400 milionë dollarë në fund të vitit 2020, ndërsa parashikohet të shkojnë në mbi 1 miliard në katër vitet e ardhshme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore, 165 kontrolle dhe 35 masa me paralajmërim
Artikulli tjetërZjarret në vend, ambasadorja Kim në Pashaliman: Çastet kur miqtë dhe aleatët qëndrojnë së bashku