Ballina Flash

Siguria ushqimore, 165 kontrolle dhe 35 masa me paralajmërim

TIRANË 10 gusht /ATSH-I.Vata/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore ka kryer sot 165 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.

Drejtoritë rajonale të AKU-së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit.

Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 35 masa me paralajmërim dhe 10 gjoba për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

Gjithashtu u asgjësuan me kërkesë të vetë subjektit 3.8 tonë dhe u bllokuan 21.196 tonë produkte ushqimore.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzeu “Shtëpia me Gjethe” përkujton poetin martir Havzi Nela
Artikulli tjetërEksportet bujqësore, 26,450 milionë lekë