SPANJË – Katalonja zgjat sërish orën policore kundër COVID-19

BARCELONË, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Ora policore e vendosur në Barcelonë dhe në pjesën më të madhe të rajonit turistik të Katalonjës, për të menaxhuar valën e re të pandemisë COVID-19, u zgjat sërish sot edhe për dy javë.

Gjykata i dha dritën jeshile zgjatjes deri më 20 gusht të këtij shtetrrethimi, në fuqi nga ora 01:00 deri në 06:00, në 176 bashki nga 163 më parë.

Kjo është zgjatja e tretë e kësaj mase, e ndërmarrë në mes të korrikut për të përballuar shpërthimin e rasteve në këtë rajon, veçanërisht në mesin e atyre nën 30 vjeç, të cilët janë ende shumë pak të vaksinuar.

Përtej orës policore, autoritetet katalanase kanë marrë edhe masa të tjera, të tilla si mbylljen e diskotekave në hapësira të mbyllura, mbylljen e të gjitha aktiviteteve të natës në orën 00:30, si edhe kufizimin e takimeve në 10 persona në hapësira publike dhe private./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.