Rumania do t’i dhurojë Shqipërisë 150 mijë doza vaksine antikovid

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Qeveria e Rumanisë ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150 mijë doza vaksine antikovid.

Lajmin e bëri të ditur sot, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i shprehu mirënjohjen presidentit rumun Klaus Iohannis dhe kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë.

Gjithashtu, Balla falënderoi edhe ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Octavian Șerban me të cilin thekson se ka një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.