Ballina Bota

SHBA – Rritje e ndjeshme e deficitit tregtar

UASHINGTON, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Deficiti tregtar amerikan u zgjerua me më shumë se sa pritej në muajin qershor, sipas një raporti të lëshuar nga Departamenti amerikan i Tregtisë.

Departamenti i Tregtisë tha se deficiti tregtar u zgjerua në 75,7 miliardë dollarë në qershor, nga 71,0 miliardë dollarë i rishikuar në maj.

Ekonomistët kishin pritur që deficiti tregtar të zgjerohej në 74,1 miliardë dollarë, nga 71,2 miliardë dollarë të raportuar fillimisht për muajin e kaluar.

Deficiti tregtar më i madh se sa pritej erdhi pasi vlera e importeve u rrit me 2,1 për qind, në 283,4 miliardë dollarë, ndërsa vlera e eksporteve u rrit me 0,6 për qind, në 207,7 miliardë dollarë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStane e hektarë të djegur në “Bjeshkët e Nemuna”
Artikulli tjetërKredia me probleme për biznesin ra në 7.1 % në fund të qershor