Ballina Flash

Dua Lipa shijon pushimet në Shqipëri

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ – Këngëtarja Dua Lipa ka ndarë së fundmi fotografi nga pushimet e saj verore në Shqipëri, sipas revistës “Grazia”.

Këngëtarja 25-vjeçare e “Levitating”, shoqërohet në këto pushime nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, 22 vjeç, i cili është vëllai më i vogël i modeleve Bella dhe Gigi Hadid.

Fotografitë nga udhëtimi në Shqipëri tregojnë turneun e saj në monumentet historike dhe artistike në të gjithë vendin, si edhe nga koha e lirë e kaluar me prindërit e saj, Dukagjin dhe Anesa Lipa.

Kohët e fundit, këngëtarja është kritikuar për mosndërprerjen e udhëtimeve ndërkombëtare gjatë kulmit të pandemisë COVID-19.

Megjithatë, duket se tani që kufizimet antiCOVID-19 po hiqen, Lipa thjesht po shijon një pushim të këndshëm me familjen dhe të dashurin dhe, sigurisht, ne nuk mund ta fajësojmë atë që dëshiron një aventurë të vogël në mrekullitë e vendit të origjinës së saj./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLord of the Rings së shpejti serial në Amazon
Artikulli tjetërBRUKSEL – Sektori privat i eurozonës shënon rritjen më të shpejtë që nga viti 2006