TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Bashkia Memaliaj vijon sistemimin e rrugëve rurale në të gjashtë njësitë administrative të saj.
Kryetari i bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, bëri të ditur se, aktualisht ka nisur investimi në njësinë administrative Buz.
“Jemi ndalur në fshatin Komar për rehabilitimin e aksit prej 4 km nga rruga kryesore deri në lagjien “Haxhiaj”, tha Guci, teksa shtoj se, “ky investim përmirëson cilësisë e jetës dhe i vjen në ndihmë banorëve të zonës për daljen më shpejt në treg me prodhimet e tyre”.
“Ndërhymë në sheshimin dhe shtrimin e rrugës me çakëll, si dhe hapjen e kanaleve anësore. Projekti parashikon rehabilitimin e plotë të rrugës dhe vendosjen e ndriçimit”, informoi Guci.
/r.e/






















