Ballina Bota

MARSEJË – Mbi 700 migrantë të shpëtuar në Mesdhe

MARSEJË, 2 gusht /ATSH-AFP/ – Më shumë se 700 migrantë, në përpjekje për të kaluar Mesdheun, u shpëtuan gjatë fundjavës, veçanërisht në brigjet e Maltës dhe Libisë, njoftoi OJQ evropiane ”SOS Mesdhe”.

”Që prej së shtunës, gjashtë operacione u kryen në ujërat ndërkombëtare, gjë që ka mundësuar shpëtimin e 106 personave që ndodheshin në një anije të mbingarkuar në brigjet e Maltës”, njoftoi ”SOS Mesdhe”, selia e së cilës ndodhet në Marsejë.

“I mbijetuari më i ri i këtij operacioni është vetëm tre muajsh”, theksoi ajo.

Ky operacion erdhi vetëm disa orë pasi ”Ocean Viking” dhe OJQ-ja gjermane ”ResQship” u erdhën në ndihmë më shumë se 400 personave në Mesdheun Qendror./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMonitorimi në akset interurbane në Tiranë, 63 masa administrative, pezullohen 23 patenta
Artikulli tjetërMbi 30 mijë vizitorë gjatë korrikut në Berat, kryesojnë turistët nga Europa Qendrore dhe Lindore