PEKIN, 2 gusht /ATSH-AFP/ – Bilanci i përmbytjeve të 20 korrikut në qendër të Kinës ka shënuar një rritje të ndjeshme, ndërkohë që autoritetet kanë regjistruar 302 të vdekur dhe 50 të zhdukur.
Shirat e rrëmbyeshëm që goditën metropolin e Zhengzhout, kryeqyteti i provincës shumë të populluar të Henanit, përfshinë një tren të metrosë dhe një tunel rrugor duke prekur dhjetëra makina.
Raporti i mëparshëm për të gjithë krahinën njoftonte 100 të vdekur.
Kryebashkiaku i Zhengzhout, Hou Jong theksoi se 39 persona humbën jetën në parkingjet nëntokësore.
Të paktën 14 persona humbën jetën në një metro të përmbytur në orën e pikut, ku rreth 500 pasagjerë në një tren u bllokuan.
Autoritetet lokale janë kritikuar se nuk kanë urdhëruar mbylljen e transportit publik pavarësisht paralajmërimeve për motin./ /ec/






















