Veliaj me Komitetin Olimpik të Kosovës: Ndihmë reciproke në xhudo, peshëngritje, gjimnastikë e atletikë

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Shqipëria dhe Kosova do të bashkojnë forcat në disiplina të ndryshime sportive për të arritur rezultate të larta.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaron se shumë shpejt do të ketë një  kalendar të përbashkët trajnimesh e ndihme reciproke në xhudo, peshëngritje, gjimnastikë e atletikë.

“Shumë kënaqësi takimi me kolegët e Komitetit Olimpik të Kosovës në Olympics. Së shpejti një kalendar i përbashkët trajnimesh e ndihmë reciproke – në xhudo dhe në peshëngritje, gjimnastikë e atletikë!”, shprehet Veliaj.

Kujtojmë se Kosova arriti që të sigurojë dy medalje të arta në xhudo, ndërkohë që Shqipëria ka arritur rezultate të larta përmes sportistëve të saj në peshëngritje, gjimnastikë e atletikë, duke u renditur tek 10 më të mirët në botë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.