COVID-19 – Rritje tjetër e ndjeshme e rasteve në Itali

ROMË, 2 gusht /ATSH-AA/ – Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6 513 raste me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se nga 264 860 teste të bëra në 24 orët e fundit, 6 513 persona rezultuan pozitivë.

Gjithashtu, për tri ditë me radhë rastet ditore kanë arritur në mbi 6 000.

Që nga fillimi i pandemisë në shkurt 2020, në vend janë regjistruar gjithsej 4 350 028 raste me COVID-19.

Në vend janë 87 285 raste aktive dhe numri i pacientëve në kujdes intensiv ka arritur në 214.

Me vdekjen e 16 personave në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 128 063.

Ndërkaq, 2 170 pacientë janë shëruar gjatë ditës së fundit, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 4 134 680.

Që nga 27 dhjetori i vitit 2020 kur filloi fushata e vaksinimit masiv, në Itali deri më sot janë administruar 68 280 456 doza të vaksinës, prej të cilave 32 265 237 persona kanë marrë të dyja dozat e nevojshme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.