Balla: Qendër përkujdesjeje dhe mensë sociale për pensionistët dhe familjet në nevojë në Belsh


TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Qendra e Përkujdesjes për moshën e tretë në Belsh, që njëkohësisht shërben edhe si mensë sociale, është investimi më i fundit në këtë bashki që synon t’u vijë në ndihmë pensionistëve dhe familjeve në nevojë.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot këtë qendër, e cila është një projekt i përbashkët i bashkisë së Belshit, i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa foli me pensionistët dhe familjet në nevojë që përfitonin shërbime pranë kësaj qendre, Balla tha se “ata mund të mblidhen këtu gjatë ditës në një ambient me ajër të kondicionuar dhe pastaj mund të hanë edhe vaktin e drekës”.

“Realisht duhej këtu në Belsh një qendër e tillë, për t’iu gjendur pranë familjeve në nevojë”, tha Balla.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.