Ballina Bota

TURQI – Nën kontroll mbi 100 zjarre në të gjithë vendin

ANKARA, 1 gusht /ATSH-AA/ – Mbi 100 zjarre, nga 112 vatra zjarri në pyjet e Turqisë, janë vënë nën kontroll, njoftoi sot ministri turk i Bujqësisë dhe i Pyjeve, Bekir Pakdemirli.

“Kemi vënë nën kontroll 107 nga 112 zjarret pyjore që shpërthyen midis 28 korrikut dhe 1 gushtit 2021”, shkroi Pakdemirli në Twitter.

“Vazhdojnë pa ndërprerje përpjekjet për të vënë nën kontroll edhe pesë zjarret e tjera”, shtoi ai.

Zjarret shpërthyen të mërkurën, shumica në rajonet jugore dhe kanë shkaktuar gjashtë viktima.

Rreth 271 persona të tjerë janë prekur nga zjarret, sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se 50 milionë lira turke (5,91 milionë dollarë) janë lëshuar për të plotësuar nevojat urgjente në zonat që kanë përjetuar shkatërrime dhe dëme materiale.

Ai theksoi se Turqia po mobilizon të gjitha mjetet për të vënë nën kontroll flakët./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Tetë të lënduar nga zjarret në Peloponez
Artikulli tjetërCOVID-19, Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 40 raste të reja në 24 orët e fundit