COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 40 raste të reja në 24 orët e fundit

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Sot ka nisur muajini hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. MSHMS shprehet se vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Duke informuar për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS thekson se janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 40
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2568

Testime totale 902,914
Raste pozitive 133,121
Raste të shëruara 130,243
Raste Aktive 421
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152
Elbasan 58
Lezhë 36
Shkodër 34
Kukës 32
Vlorë 32
Fier 25
Berat 21
Korçë 15
Durrës 10
Gjirokastër 6

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.