Ballina Flash

442 raste me COVID-19 aktive në Kosovë

PRISHTINË, 1 gusht/ATSH/ Në javën e fundit është shënuar një rritje e dukshme e rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Si pasojë janë rritur edhe rastet aktive. Kështu në Kosovë tashmë kanë 442 raste aktive.

“Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657. Në total numri i rasteve aktive është 442”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMetaversi, universi paralel që ëndërrojnë gjigantët digjitalë
Artikulli tjetërCOVID-19 – Testet e shpejta të pështymës nuk janë mjaftueshëm të besueshme