Ballina Bota

GREQI – Sërish rekord temperaturash të larta

ATHINË, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Vala e të nxehtit në Greqi do të jetë afatgjatë dhe me termometra që do të regjistrojnë temperatura mbi 43 gradë Celsius në disa vende.

Gjatë fundjavës dhe javës në vijim, parashikuesit thonë se temperaturat mund të rriten në 46 gradë Celsius gjatë ditës.

Të martën, temperatura në Rodos, gjithashtu, pritet të rritet në rreth 44 gradë Celsius.

Edhe netët do të mbeten të nxehta, veçanërisht në zonat urbane, me temperaturë mbi 30 gradë Celsius.

“Puna në prani duhet të zvogëlohet sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Ministria e Punës.

Nxehtësia ka bërë që disa meteorologë ta përshkruajnë situatën si një “valë historike nxehtësie”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjatet me një vit vendosja në regjim të posaçëm për 4 të burgosur
Artikulli tjetërSkema Kombëtare, AZHBR: 2 614 fermerë të disbursuar deri tani