Skema Kombëtare, AZHBR: 2 614 fermerë të disbursuar deri tani

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po vijon kryerjen e pagesave, subvencion për fermerët e kualifikuar përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë 2021.

“Pagesa të kryera deri në datën 30 korrik 2021, nga Skema Kombëtare e mbështetjes për bujqësinë, janë dhënë për 2 614 fermerët përfitues”- njofton AZHBR.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021, ka të destinuar një fond prej 804 milionë lekë, subvencione për fermerët.

Sipas të dhënave zyrtare mbi 3 000 fermerë janë kualifikuar deri tani përfitues për njërën nga 9 masat që mbështet Skema Kombëtare e këtij, ndërsa AZHBR njofton herë pas here për ujlen e vijës në listën e përfituesve për secilën masë që do të thotë rritje e numrit të fermerëve përfitues të këtyre fondeve.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.