Zgjatet me një vit vendosja në regjim të posaçëm për 4 të burgosur

TIRANË, 31 korrik/ATSH/- Ministria e Drejtësisë ka zgjatur edhe për një vit të vendosjes në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë për 4 (katër) të burgosurit.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, me propozim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të burgosurit, të cilëve u  zgjatet afati janë: A. A., E. Q, E. SH., G. B.

“Me propozim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke iu referuar informacionit të marrë nga strukturat e tjera përgjegjëse ligjzbatuese, në konsultim me Ministrin e Brendshëm dhe shprehjes së tij për miratimin e kërkesës së SPAK, Ministri i Drejtësisë urdhëroi zgjatjen edhe për një vit të vendosjes në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë për 4 (katër) të burgosurit e mëposhtëm nga 7 (shtatë) që kanë qenë në këtë regjim”, sqarohet në njoftimin zyrtar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po merr të gjitha masat për zbatimin e vendimeve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.