Ballina Ekonomi

Transformimi pas tërmetit në Vorë, Rama: Kopshti i Marqinetit gati për sezonin e ri

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kopshtin e Marqinetit.

Vora është një nga zonat e goditura më fort nga tërmeti i 26 nëntorit, e cila vazhdon të transformohet falë Programit të Rindërtimit.

Në fshatin Marqinet, kopshti për gjithë fëmijët e zonës është gati për sezonin e ri.

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ishin në ambientet e kopshtit, ku në shtator fëmijët do të hyjnë në ndërtesën e re me kushte dhe standarde europiane, shumë herë më të mira, më të bukura e me më shumë hapësira.

Në sezonin e ri, kopshti do të presë 85 fëmijë që janë të regjistruar tashmë.

Në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti janë qindra shkolla, kopshte e çerdhe, të cilat po ndërtohen nga e para apo rindërtohen falë Programit të Rindërtimit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata e Lartë me 9 anëtarë, Meta dekreton gjyqtarin Asim Vokshi
Artikulli tjetërBRUKSEL – Von der Leyen: Plan Marshall prej 500 miliardë eurosh për projektet e gjelbra në BE