Ballina Bota

BRUKSEL – Von der Leyen: Plan Marshall prej 500 miliardë eurosh për projektet e gjelbra në BE

BRUKSEL, 30 korrik /ATSH-ANSA/ – Mbi 500 miliardë euro do të jenë të destinuara për projekte të gjelbra dhe digjitale në të gjithë BE-në, ndërkohë që kësaj shume duhet t’i shtohen edhe investimet kombëtare e private, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”Është një Plan i vërtetë Marshall, i cili do të lindë tregje të reja dhe do të hapë mundësi gjigante ekonomike për Evropën dhe për Italinë”, shtoi ajo.

Presidentja Ursula von der Leyen, foli për “një Plan të vërtetë të gjelbër Marshall” duke iu referuar NextGenerationEU, në sajë të së cilës ”do të sigurohet që fëmijët tanë të kenë punë cilësore dhe të mirëpaguar, që më parë as nuk na shkonte ndërmend”./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformimi pas tërmetit në Vorë, Rama: Kopshti i Marqinetit gati për sezonin e ri
Artikulli tjetërMbetjet në Fier, Baçi: Inceneratori që ka thithur rreth 26.5 milionë euro nuk është vënë në funksion