Ballina Ekonomi

Denaj: Arsimi profesional, mundësi për aftësim dhe punësim të sigurtë

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh sot se arsimi profesional është mundësi për aftësim dhe punësim të sigurt.

Duke promovuar shkollën profesionale publike “Ali Myftiu” në Elbasan, Denaj u shpreh se, “Arsimi Profesional është mundësia juaj për aftësim dhe punësim të sigurt. Falë vëmendjes së shtuar, praktikat arsimore janë përshtatur me nevojat e tregut të punës dhe të biznesit, gjë që i shërben integrimit të shpejtë të nxënësve”.

“Në Elbasan, shkolla profesionale publike “Ali Myftiu” mund të jetë zgjedhja juaj për t’u bërë nesër një profesionist i kërkuar në një treg që është gjithmonë në zhvillim”, theksoi Denaj.

“E mbështetur nga qeveria zvicerane, shkolla e mesme profesionale shtetërore “Ali Myftiu” në Elbasan, është zgjedhja më e mirë për profilet industriale. Mësimdhënie me metodat bashkëkohore edhe në kushte distancimi social. Praktikë profesionale pranë bizneseve më të suksesshme në drejtimet, shërbim mjetesh transporti, mekanike, elektroteknikë, ndërtim, gjeodezi. Shkolla e mesme profesionale shtetërore “Ali Myftiu”, zhvillon profesionistët më të aftë në rajon. Zgjidh arsimin profesional për një të ardhme të sigurt”, thuhet në një video të publikuar nga ministrja Denaj.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës, Sako: Vijon riforcimi i 13 pallateve me shkallë dëmi DS4
Artikulli tjetërOBSH: 250 milionë doza vaksinash antiCOVID-19 për COVAX