TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht 0-2 në ndeshjen e sotme ndaj zviceranëve të Basel.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, të kuqtë e trajnerit Ilir Daja nuk arritën të përmbysin rezultatin 3-0 të ndeshjes së parë të luajtur në Zvicër.
Golat për Basel u shënuan nga Stocker në minutën e 37-të dhe nga Cabral në minutën e 50-të.
Kjo humbje bëri që rezultati i përgjithshëm i të dyja ndeshjeve të jetë 5-0 për zviceranët e Basel duke sjellë kështu eliminimin e Partizanit nga kupat e Europës. /j.p/












